Qëllimi i kësaj konsulence është të ofrojë mbështetje teknike për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkollat e AAP-së) në zhvillimin e Udhëzuesit për Zbatimin e Standardeve për Orientim në Karrierë në Shkollat Profesionale.
Udhëzuesi do të përmbajë udhëzime të qarta për zbatimin e Standardeve për Orientim në Karrierë, duke përfshirë integrimin e Manualeve për Orientim në Karrierë, bashkëpunimin me bizneset dhe prindërit, si dhe elemente të tjera relevante që do të mbështesin këshilltarët e karrierës në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për nxënësit.
Kjo iniciativë vjen si përgjigje ndaj kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të fuqizuar dhe standardizuar kornizën e zbatimit të orientimit në karrierë në arsimin e mesëm të lartë.
TERMAT E REFERENCËS
Konsulent vendor për mbështetjen e zhvillimit të Udhëzuesit për Zbatimin e Standardeve për Orientim në Karrierë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP)
I. Informacion mbi Save the Children
Save the Children është organizata kryesore globale e pavarur për fëmijet. Save the Children beson se çdo fëmijë meriton një të ardhme. Në mbarë botën, ne punojmë çdo ditë për t’u ofruar fëmijëve një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësi për të mësuar dhe mbrojtje nga dëmtimi. Kur ndodhin kriza dhe fëmijët janë më të cenueshëm, ne jemi gjithmonë ndër të parët që reagojmë dhe të fundit që largohemi. Ne sigurojmë që nevojat unike të fëmijëve të përmbushen dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Ne sjellim rezultate rezultate të qëndrueshme për miliona fëmijë, përfshirë edhe ata më të vështirë për t’u arritur.
Ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme për fëmijët – çdo ditë dhe në kohë krize – duke transformuar jetën e tyre dhe të ardhmen që ndajmë.
Vizioni ynë: Një botë në të cilën çdo fëmijë realizon të drejtën për mbijetesë, mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje.
Misioni ynë: Të frymëzojmë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të sjellim ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.
Vlerat tona: Përgjegjshmëri, ambicie, bashkëpunim, kreativitet dhe integritet.
Ne jemi të përkushtuar që burimet tona të përdoren sa më me efikasitet, për të maksimizuar ndikimin për fëmijët.
II. Informacione të përgjithshme mbi projektin
Përmes projektit “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës” financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, Save the Children Kosova/o (SCiK) dhe partnerët e saj të projektit synojnë të mbështesin vajzat dhe djemtë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian me njohuri, kapacitete, aftësi dhe mundësi për tranzicion në moshën madhore, si dhe me punë dinjitoze, të denjë dhe të qëndrueshme. Në shtatë komuna të Kosovës, projekti përdor një strategji me shumë nivele që përfshin ndërhyrje në nivelin e fëmijës dhe familjes, shkollës, komunës, tregut të punës dhe në nivel kombëtar. Objektivat kryesore përfshijnë përmirësimin e qasjes dhe mbajtjen në arsimin e mesëm cilësor, ofrimin e trajnimeve profesionale dhe të aftësive për jetë dhe promovimin e mundësive të barabarta për punë dinjitoze dhe të qëndrueshme.
III. Qëllimi dhe objektivat
Qëllimi i kësaj konsulence është të ofrojë mbështetje teknike për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkollat e AAP-së) në zhvillimin e Udhëzuesit për Zbatimin e Standardeve për Orientim në Karrierë në Shkollat Profesionale.
Udhëzuesi do të përmbajë udhëzime të qarta për zbatimin e Standardeve për Orientim në Karrierë, duke përfshirë integrimin e Manualeve për Orientim në Karrierë, bashkëpunimin me bizneset dhe prindërit, si dhe elemente të tjera relevante që do të mbështesin këshilltarët e karrierës në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për nxënësit.
Kjo iniciativë vjen si përgjigje ndaj kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të fuqizuar dhe standardizuar kornizën e zbatimit të orientimit në karrierë në arsimin e mesëm të lartë.
Objektivat specifike të kësaj konsulence janë:
• Të zhvillohet një Udhëzues praktik, gjithëpërfshirës dhe i lehtë për përdorim për zbatimin e Standardeve për Orientim në Karrierë në Shkollat e Mesme të Larta Profesionale.
• Të sigurohet që Udhëzuesi të shërbejë si dokument orientues dhe mbështetës për këshilltaret e karrierës në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP), në planifikimin, organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të orientimit në karrierë.
• Të sigurohet përdorimi praktik i manualeve për orientim në karrierë të zhvilluara nga SCiK, si dhe i burimeve të tjera relevante që përdoren në shkolla, përmes udhëzimeve të integruara në Udhëzues.
• Të sigurohet që Udhëzuesi të jetë relevant, praktik dhe në përputhje me nevojat e këshilltareve të karrierës në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP).
• Të lehtësohet një proces konsultativ përmes katër (4) punëtorive për shqyrtimin, finalizimin dhe validimin e Udhëzuesit me palët e interesit.
• Të mbështetet disponueshmëria e materialeve të zhvilluara në format online për qasje dhe përdorim më të gjerë.
IV. Fushat kryesore dhe përgjegjësitë
Ofruesi i shërbimit do të jetë përgjegjës për:
• Zhvillimin e Udhëzuesit për Zbatimin e Standardeve për Orientim në Karrierë në Shkollat e Mesme të Larta, duke siguruar që ai të jetë i qartë, praktik dhe i përshtatshëm për këshilltaret e karrierës në Arsimin dhe Aftësimin Profesional.
• Hartimin e një udhëzuesi praktik që mbështet këshilltaret e karrierës në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të orientimit në karrierë, në përputhje me standardet dhe nevojat e nxënësve në shkollat profesionale.
• Ofrimin e ekspertizës teknike dhe mbështetjes metodologjike gjatë gjithë procesit të hartimit dhe validimit, me qëllim të sigurimit të cilësisë, koherencës dhe zbatueshmërisë së materialeve.
• Organizimin dhe lehtësimin e katër punëtorive me grupin punues dhe palët e interesit për shqyrtimin, diskutimin, validimin dhe finalizimin e Udhëzuesit.
• Integrimin dhe referimin e qartë të manualeve të zhvilluara nga SCiK, si dhe të burimeve dhe materialeve të tjera relevante që përdoren në shkolla, për të mbështetur zbatimin efektiv të orientimit në karrierë.
• Përfshirjen e komenteve dhe rekomandimeve të dala nga punëtoritë dhe konsultimet në versionin final të konsoliduar të Udhëzuesit.
• Sigurimin që Udhëzuesi të jetë i lehtë për përdorim, i strukturuar mirë dhe i përshtatshëm për shpërndarje dhe publikim online.
• Sigurimin që Udhëzuesi të përmbajë shembuj praktikë, rekomandime metodologjike dhe orientime konkrete për zbatimin e aktiviteteve të orientimit në karrierë në nivel shkolle.
• Dorëzimin e versionit final të Udhëzuesit në formatin e dakorduar dhe brenda afatit të përcaktuar.
• Mbajtjen e koordinimit të rregullt me Save the Children dhe ofrimin e përditësimeve mbi progresin, sfidat dhe hapat e ardhshëm.
V. Afati Kohor dhe Produktet e Pritura
Për të arritur rezultatet e pritshme të paraqitura në tabelën më poshtë, konsulenti/ja i/e përzgjedhur do të angazhohet deri në 18 ditë pune, gjatë periudhës 4 qershor 2026 – 31 gusht 2026.
Nr. i rezultatit | Titulli i rezultatit | Përshkrimi | Ditë pune | Data e rezultatit |
1 | Punëtoria e parë – Shqyrtimi fillestar dhe orientimi | Organizimi dhe fasilitimi i punëtorisë së parë me grupin punues dhe palët relevante të interesit për të shqyrtuar standardet, manualet dhe materialet ekzistuese, për të qartësuar pritshmëritë dhe për t’u dakorduar mbi qasjen dhe strukturën e Udhëzuesit praktik. | 2 | 9 qershor 2026 |
2 | Hartimi i versionit të parë të Udhëzuesit | Hartimi i versionit të parë të Udhëzuesit bazuar në rekomandimet e grupit punues dhe në përputhje me Standardet për Orientim në Karrierë për arsimin e mesëm të lartë. | 2 | 17 qershor 2026 |
3 | Integrimi i manualeve dhe materialeve relevante në Udhëzues | Shqyrtimi i manualeve dhe materialeve ekzistuese të zhvilluara nga SCiK dhe burimeve të tjera relevante, si dhe integrimi i udhëzimeve praktike për përdorimin e tyre në Udhëzues. | 2 | 23 qershor 2026 |
4 | Punëtoria e dytë – Shqyrtimi i draftit të parë të Udhëzuesit | Organizimi dhe fasilitimi i punëtorisë së dytë me grupin punues dhe palët relevante të interesit për të shqyrtuar dhe diskutuar draftin e parë të Udhëzuesit dhe për të mbledhur komente dhe rekomandime. | 2 | 30 qershor 2026 |
5 | Integrimi i komenteve dhe rekomandimeve | Përfshirja e komenteve dhe rekomandimeve të pranuara gjatë punëtorive dhe konsultimeve në versionin e rishikuar të Udhëzuesit. | 2 | 3 korrik 2026 |
6 | Punëtoria e tretë – Validimi i Udhëzuesit të rishikuar | Organizimi dhe fasilitimi i punëtorisë së tretë me grupin punues dhe palët relevante të interesit për të validuar versionin e rishikuar të Udhëzuesit dhe për t’u dakorduar mbi përshtatjet përfundimtare. | 2 | 16 korrik 2026 |
7 | Finalizimi i Udhëzuesit praktik | praktik Sigurimi që Udhëzuesi i zhvilluar të jetë i strukturuar mirë, praktik, i lehtë për përdorim dhe i përshtatshëm për shpërndarje dhe publikim online. | 2 | 24 korrik 2026 |
8 | Punëtoria e katërt – Validimi dhe miratimi final | Organizimi dhe fasilitimi i punëtorisë së katërt me grupin punues dhe palët relevante të interesit për të prezantuar versionin final të Udhëzuesit, për të konfirmuar adresimin e komenteve dhe për të finalizuar dokumentin për dorëzim dhe shpërndarje | 1 | 29 korrik 2026 |
9 | Dorëzimi i dokumenteve finale | Dorëzimi i versionit final të Udhëzuesit në formatet e dakorduara dhe brenda afatit të përcaktuar. | 1 | 3 gusht 2026 |
10 | Ditë rezervë | Ditë rezervë për të adresuar çdo rishikim të mëtejshëm, konsultim shtesë, përshtatje teknike apo nevojë të paparashikuar që mund të lindë gjatë realizimit të angazhimit. Këto ditë do të përdoren vetëm pas dakordimit me MASh-in dhe Save the Children | Deri 2 ditë | Sipas nevojës, brenda afatit kohor të kësaj marrëveshjeje. |
Numri total i ditëve | 18 | |||
VI. Përvoja dhe aftësitë e kërkuara
Ofruesi i shërbimit duhet të ketë këto kualifikime dhe atribute:
• Diplomë universitare në arsim, shkenca sociale apo fusha të ngjashme; kualifikimet e avancuara akademike përbëjnë përparësi.
• Njohuri të avancuara mbi sistemin arsimor në Kosovë, me fokus në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) dhe shërbimet e orientimit në karrierë.
• Përvojë e dëshmuar profesionale në fushën e orientimit në karrierë, arsimit, këshillimit për karrierë apo zhvillimit profesional, në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.
• Përvojë në hartimin dhe zhvillimin e udhëzuesve, manualeve, materialeve praktike apo përmbajtjeve profesionale për përdorim nga profesionistët e arsimit dhe orientimit në karrierë.
• Përvojë në transformimin e standardeve, politikave apo udhëzimeve në mjete praktike dhe të zbatueshme për përdorim në terren.
• Aftësi për të analizuar, integruar dhe strukturuar materiale ekzistuese në dokumente koherente, funksionale dhe lehtësisht të përdorshme.
• Përvojë bashkëpunimi me institucione publike relevante, përfshirë MASH-in, shkollat profesionale, agjencitë e punësimit, projektet zhvillimore dhe partnerët institucionalë.
• Përvojë në facilitimin dhe moderimin e konsultimeve, punëtorive dhe proceseve pjesëmarrëse me palë të ndryshme të interesit.
• Njohuri mbi qasjet dhe metodologjitë bashkëkohore të orientimit në karrierë për të rinjtë, veçanërisht në arsimin e mesëm të lartë dhe AAP.
• Aftësi të avancuara analitike, hulumtuese, komunikuese dhe të shkrimit profesional, me kapacitet për të prodhuar dokumente të qarta, të strukturuara dhe praktike.
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
VII. Informata rreth pagesës
SCiK do ta kompensojë Konsulentin e me një tarifë bruto ditore (nga e cila do të ndalen dhe paguhen tatimi mbi të ardhurat dhe kontributi pensional, bazuar në Ligjin e Kosovës) ose në një shumë pa TVSH në rastin e kompanisë. SCiK do të bëjë pagesën nëpërmjet transfertës bankare në llogarinë bankare të konsulenti pas përfundimit dhe miratimit të caktimit dhe dorëzimit të evidences së punës/faturës.
1. Kësti fillestar: Pas përfundimit dhe dorëzimit të rezultateve fillestare dhe faturës nga konsulenti/kompania.
2. Kësti përfundimtar: Pas dorëzimit të të gjitha rezultateve përfundimtare dhe faturës nga konsulenti/kompania.
Pagesa do të bëhet vetëm pas pranimit të një faturë të vlefshme të shoqëruar me evidencën e punës për periudhën përkatëse. Tarifat përfshijnë të gjitha kostot, shpenzimet e përgjithshme dhe shpenzimet tjera, duke përfshirë udhëtimin dhe akomodimin.
VIII. Politika e mbrojtjes së fëmijëve
Si kusht për lidhjen e një marrëveshjeje konsulence, konsulenti/kompania hulumtuese duhet të nënshkruajë Politikën për Mbrojtje të Fëmijëve të Save the Children International, të respektojë termat dhe kushtet e saj dhe të pajtohet me Kodin e Sjelljes të Agjencisë Austriake për Zhvillim.
IX. Si të aplikoni
Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dorëzuar pakon e aplikimit me dokumentet e mëposhtme në adresën procurementkosovo@savethechildren.org, me titullin e emailit: “Konsulent Vendor – Udhëzues për Standardet e Orientimit në Karrierë”, më së voni deri më 29/05/2026, në ora 16:30.
• Curriculum Vitae (CV);
• Një (1) shembull të punës së mëparshme me kompleksitet të ngjashëm të realizuar nga aplikuesi;
• Propozim teknik që përshkruan përvojat përkatëse të konsulentit dhe metodologjinë e propozuar për realizimin dhe përfundimin e detyrës;
• Propozim financiar per dite pune, duke perfshire oferten ne shumen bruto para zbritjeve ligjore sipas legjislacionit në Kosovë (për persona fizik), ose propozimi financiar për dite pune në shumë pa TVSH (për kompani).
• Certifikata e biznesit (për kompani).
TERMS OF REFERENCE
National Consultant to Support the Development of a Guide for the Implementation of Career Orientation Standards in Vocational Education and Training (VET) Schools
I. Background on Save the Children
Save the Children is the leading global independent organization for children. Save the Children believes every child deserves a future. Around the world, we work every day to give children a healthy start in life, the opportunity to learn, and protection from harm. When a crisis strikes and children are most vulnerable, we are always among the first to respond and the last to leave. We ensure children’s unique needs are met, and their voices are heard. We deliver lasting results for millions of children, including those hardest to reach.
We do whatever it takes for children – every day and in times of crisis – transforming their lives and the future we share.
Our vision: A world in which every child attains the right to survival, protection, development, and participation.
Our mission: To inspire breakthroughs in the way the world treats children, and to achieve immediate and lasting change in their lives.
Our values: Accountability, ambition, collaboration, creativity, and integrity.
We are committed to ensuring our resources are used as efficiently as possible, to focus them on achieving maximum impact for children.
II. General information about the project
Through the project “Empowerment of Kosovo vulnerable communities through better and equal access to the labour market” funded by the Austrian Development Agency (ADA) with funds of Austrian Development Cooperation, Save the Children Kosova/o (SCiK) and its project partners aim to empower girls and boys from Roma, Ashkali and Egyptian communities with the knowledge, capacity, skills and opportunities to transition into adulthood, as well as dignified, decent and sustainable work. Spanning seven municipalities across Kosovo, the project employs a multi-tiered strategy with interventions at the child and family, school, municipal, labour market, and national levels. Its primary objectives are to improve access to and retention in quality secondary education, provide vocational and life skills training, and promote equal opportunities for dignified and sustainable employment.
This will be achieved through the following specific objectives:
1. Supporting girls and boys at high risk of dropout to complete lower secondary education;
2. Equipping young people with the skills and confidence to access the labour market and/or further education; and
3. Strengthening family, school, municipal and system-level support mechanisms that promote retention, inclusion and successful transition pathways.
III. Purpose and Objectives
The purpose of this consultancy is to provide technical support to the Ministry of Education and Science (MES) and Vocational Education and Training (VET) schools in the development and adaptation of a Guide for the Implementation of Career Orientation Standards in upper secondary schools. The Guide will provide clear and practical instructions for the implementation of Career Orientation Standards, including guidance on the integration of Career Guidance Manuals, collaboration with businesses and parents, and other relevant elements that will support career coordinators in improving the quality of services provided to students.
This initiative responds to the request of the Ministry of Education and Science to strengthen and standardize the implementation framework for career orientation across upper secondary education.
The specific objectives are to:
• To develop a practical, comprehensive, and user-friendly Guide for the implementation of Career Guidance Standards in upper secondary vocational schools.
• To ensure that the Guide serves as an orientation and support document for VET career counsellors. It should provide practical support for the planning, organisation, and delivery of career guidance services in schools.
• To ensure the practical use of SCiK-developed career guidance manuals, as well as other relevant resources used in schools, through clear guidance and integration within the Guide.
• To ensure that the Guide is relevant, practice-oriented, and aligned with the needs of career counsellors in Vocational Education and Training (VET).
• To facilitate a consultative process through four (4) workshops for the review, finalisation, and validation of the Guide with relevant stakeholders.
• To support the availability of the developed materials in online formats to ensure wider access and use.
IV. Key Areas and Responsibilities
The service provider will be responsible for the following:
Developing the Guide for the Implementation of Career Orientation Standards in upper secondary schools, ensuring that it is clear, practical, and appropriate for career counsellors in Vocational Education and Training (VET).
Drafting a practical guide that supports career counsellors in the organisation and delivery of career guidance services, in line with the standards and the needs of students in vocational schools.
Providing technical expertise and methodological support throughout the drafting and validation process, to ensure the quality, coherence, and usability of the materials.
Organizing and facilitating four (4) workshops with the working group and relevant stakeholders for the review, discussion, validation, and finalisation of the Guide.
Integrating and clearly referencing SCiK-developed manuals, as well as other relevant resources used in school , to support the effective implementation of career guidance.
Incorporating feedback and recommendations from workshops and consultations into the final consolidated version of the Guide.
Ensuring that the Guide is user-friendly, well-structured, and suitable for online publication and dissemination.
Ensuring that the Guide includes practical examples, methodological recommendations, and concrete guidance for the implementation of career guidance activities at the school level.
Delivering the final version of the Guide in the agreed format and within the specified timeframe.
Maintaining regular coordination with Save the Children and providing updates on progress, challenges, and next steps.
V. Timeline and deliverables
To achieve the expected results outlined in the table below, the selected Consultant will be engaged for up to 18 working days, during the period of June 4, 2026, to August 31, 2026.
Result No. | Result title | Description | Working days | Result date | ||
1 | Workshop 1 – Initial review and orientation | Organisation and facilitation of the first workshop with the working group and relevant stakeholders to review existing standards, manuals and materials, clarify expectations, and agree on the approach and structure of the practical Guide. | 2 | June 9, 2026 | ||
2 | Drafting the first version of the Guide | Development of the first draft of the Guide based on the recommendations of the working group and in line with the Career Orientation Standards for upper secondary education. | 2 | June 17, 2026 | ||
3 | Integration of manuals and relevant materials into the Guide | Review of SCiK-developed manuals and other relevant resources, and integration of practical guidance on their use within the Guide. | 2 | June 23, 2026 | ||
4 | Workshop 2 – Review of the first draft of the Guide | Organisation and facilitation of the second workshop with the working group and relevant stakeholders to review and discuss the first draft of the Guide and collect comments and recommendations. | 2 | June 30, 2026 | ||
5 |
| Incorporation of feedback and recommendations received during workshops and consultations into the revised version of the Guide. | 2 | July 3, 2026 | ||
6 | Workshop 3 – Validation of the revised Guide | Organisation and facilitation of the third workshop with the working group and relevant stakeholders to validate the revised version of the Guide and agree on final adjustments. | 2 | July 16, 2026 | ||
7 | Finalisation of the practical Guide | Ensuring that the developed Guide is well-structured, practical, user-friendly, and suitable for online dissemination and publication. | 2 | July 24, 2026 | ||
8 | Workshop 4 – Final validation and approval | Organisation and facilitation of the fourth workshop with the working group and relevant stakeholders to present the final version of the Guide, confirm that feedback has been addressed, and finalise the document for submission and dissemination. | 1 | July 29, 2026 | ||
9 | Submission of final documents | Submission of the final version of the Guide in the agreed formats and within the specified deadline. | 1 | August 3, 2026 | ||
10 | Contingency days | Contingency days to address any additional revisions, consultations, technical adjustments, or unforeseen needs that may arise during the assignment. These days will be used only upon agreement with MES and Save the Children. | Up to 2 days | As required, within the timeframe of this agreement. | ||
Total number of days | 18 |
| ||||
VI. Experience and skillset required
The service provider should have the following qualifications and attributes:
- University degree in education, social sciences, or related fields; advanced academic qualifications are considered an advantage.
- Advanced knowledge of the education system in Kosovo, with a specific focus on Vocational Education and Training (VET) and career guidance services.
- Proven professional experience in the field of career guidance, education, career counselling, or professional development at the national and/or international level.
- Experience in designing and developing guides, manuals, practical tools, or professional content for use by education and career guidance professionals.
- Experience in translating standards, policies, or guidelines into practical and implementable tools for field use.
- Ability to analyse, integrate, and structure existing materials into coherent, functional, and user-friendly documents.
- Experience working with relevant public institutions, including the Ministry of Education and Science (MES), vocational schools, employment agencies, development projects, and institutional partners.
- Experience in facilitating and moderating consultations, workshops, and participatory processes with diverse stakeholders.
- Knowledge of contemporary approaches and methodologies in career guidance for young people, particularly in upper secondary education and VET.
- Advanced analytical, research, communication, and professional writing skills, with the ability to produce clear, well-structured, and practical documents.
- Excellent knowledge of the Albanian language and good command of the English language.
VII. Payment information
SCiK will remunerate the service provider on a daily gross fee from which the income taxes and pension contribution will be withheld and paid, based on Kosovo Law, or in an amount free of VAT in the case of the company. SCiK will make the payment through bank transfer in the service provider’s bank account upon completion and approval of the assignment and submission of the completed timesheet and invoice.
Payment will only be made upon receipt of a valid invoice accompanied by the timesheet/s for the relevant period. The fees are inclusive of all costs, overheads, and expenses, including travel, subsistence, and accommodation.
VIII. Child Safeguarding Policy
As a condition for entering into a service agreement, the service provider / company must sign the Save the Children International Child Safeguarding Policy, and abide by the terms and conditions, and comply with the Austrian Development Agency's Code of Conduct.
IX. How to apply
Interested candidates are invited to apply by submitting an application package with the following documents to procurementkosovo@savethechildren.org, with the subject line: “National Consultant – Career Orientation Standards Guide” latest by 29/05/2026 at 16:30 hours.
1. Curriculum Vitae (CV)
2. One (1) sample of previous work of similar complexity conducted by the applicant
3. Technical proposal (max. 1 page)
4. Financial proposal per working day, including the offer in the gross amount before legal deductions according to the legislation in Kosovo (for individuals), or financial proposal per working day in amount free of VAT (for companies)
5. Business Certificate (for companies).