Skip to main content

Terms of Reference - Local Consultant / Research Company to conduct endline assessment of the project “Promoting Inclusive Education through Accessible Sport”

21 Apr 2026 Kosovo

SCiK is seeking the services of a local consultant or research company to conduct the endline assessment of the project, in line with Save the Children’s evaluation report guidelines. 

TERMS OF REFERENCES

Local Consultant / Research Company to conduct endline assessment of the project “Promoting Inclusive Education through Accessible Sport”

Background on Save the Children

Save the Children is the leading global independent organization for children. Save the Children believes every child deserves a future. Around the world, we work every day to give children a healthy start in life, the opportunity to learn and protection from harm. When crisis strikes and children are most vulnerable, we are always among the first to respond and the last to leave. We ensure children’s unique needs are met and their voices are heard. We deliver lasting results for millions of children, including those hardest to reach.

We do whatever it takes for children – every day and in times of crisis – transforming their lives and the future we share.

Our vision: A world in which every child attains the right to survival, protection, development, and participation.

Our mission: To inspire breakthroughs in the way the world treats children, and to achieve immediate and lasting change in their lives.

Our values: Accountability, ambition, collaboration, creativity, and integrity.

We are committed to ensuring our resources are used as efficiently as possible, to focus them on achieving maximum impact for children.

 

General information about the project

Save the Children Kosova/o (SCiK), through the project “Promoting Inclusive Education through Accessible Sport”, funded by the UEFA Foundation, aims to promote the inclusion of children from marginalized communities, including children with disabilities, in formal education, through inclusive and accessible sport in schools.

The overall objective of the project is to create inclusive physical education environments in 3 municipalities: Mitrovica, Peja and Prizren.

Specific objectives of the project are:
-    Children most impacted by inequality and discrimination have access to inclusive education and accessible sport facilities in 3 schools.
-    Educational staff are supported with inclusive tools and a guide for inclusive sports activities.
-    Children and communities experience increased inclusion and reduced stigma through awareness-raising campaigns and peer to peer engagement.

 

OBJECTIVE

SCiK is seeking the services of a local consultant or research company to conduct the endline assessment of the project, in line with Save the Children’s evaluation report guidelines. 

 

The endline assessment must address the following points:

  1. Measure project results at output and outcome level against the project’s results framework.

  2. Compare end line findings with baseline data and targets, where applicable.

  3. Document changes experienced by target groups attributable to project interventions.

  4. Identify enabling factors and constraints encountered during implementation.

  5. Capture lessons learned and actionable recommendations for similar future interventions.

The endline assessment will cover:

  • The full project implementation period.

  • All major project components and activities.

  • Target groups and key stakeholders.

  • All geographic areas covered by the project.

The study should consider both intended and unintended changes and reflect cross cutting issues such as gender equality, inclusion, and context sensitivity, as relevant.
 

Experience and skillset required
 

The local consultant / research company should have the following skills and experience:

  • Proven experience conducting endline studies or results assessments.

  • Strong skills in qualitative and / or quantitative research methods.

  • Knowledge of the project’s thematic area.

  • Experience working with donor funded projects (UEFA Foundation experience is an asset).

  • Excellent analytical and report writing skills.

     

Timeline and deliverables

For the selected consultant or research company, a total of 10 working days will be required to meet the timeline outlined below, with the assignment running from 29 April 2026 to 14 May 2026. 

 

Result No.

Result title

Description

Working days

Result date

1

Inception and methodology finalized

Review of project documentation, validation of endline methodology, tools and workplan

1

2 May 2026

2

Data collection tools developed

Finalization of questionnaires, interview guides and data collection instruments

1

3 May 2026

3

Data collection completed

Fieldwork including surveys, interviews and/or focus group discussions

4

7 May 2026

4

Data analysis conducted

Cleaning, coding and analysis of quantitative and qualitative data

2

10 May 2026

5

Draft endline report submitted

Preparation and submission of draft endline assessment report

1

12 May 2026

6

Final endline report submitted

Incorporation of feedback and submission of final approved report

1

14 May 2026

Total:

10 days

 

 

Payment information

SCiK will remunerate the local consultant / research company on a daily gross fee from which the income taxes and pension contribution will be withheld and paid, based on Kosovo Law, or in an amount free of VAT in the case of the company. SCiK will make the payment through bank transfer in the local consultant’s / research company’s bank account upon completion and approval of the assignment and submission of the completed timesheet and invoice.

The fees are inclusive of all costs, overheads and expenses, including travel, subsistence and accommodation.

 

Child Safeguarding Policy

As a condition for entering into a service agreement, the service provider must sign the Save the Children International Child Safeguarding Policy and abide by the terms and conditions thereof.

 

How to apply

Interested candidates are invited to apply by submitting an application package with the following documents to procurementkosovo@savethechildren.org, with the subject line: “UEFA Endline Assessment” latest by 27/04/2026 at 16:30 hours.

1.    Curriculum Vitae (CV).

2.    Cover letter (max. 1 page) outlining your interest in the assignment as outlined in this TOR.

3.    Financial proposal per working day, including the offer in the gross amount before legal deductions according to the legislation in Kosovo (for individuals) and without VAT (for companies).

4.    Sample of previous work (reports) in a related field conducted by the applicant.

5.    Business Certificate (for companies). 


 

        TERMAT E REFERENCËS

Konsulent Vendor / Kompani Hulumtuese për të kryer vlerësimin përfundimtar të projektit “Promovimi i Arsimit Gjithëpërfshirës përmes Sportit të Qasshëm”

Informata mbi Save the Children

Save the Children është organizata kryesore e pavarur në botë që punon për fëmijët. Save the Children beson se çdo fëmijë e meriton një të ardhme. Në mbarë botën, ne punojmë çdo ditë për t'u ofruar fëmijëve një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësinë për të mësuar dhe për t'u mbrojtur nga dëmet. Kur ndodhin kriza dhe fëmijët janë më të cenueshmit, ne jemi gjithmonë ndër të parët që reagojmë dhe të fundit që largohemi. Ne sigurojmë që nevojat unike të fëmijëve të plotësohen dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ne ofrojmë rezultate të qëndrueshme për miliona fëmijë, përfshirë edhe ata që janë më të vështirë për t'u arritur.

Ne bëjmë gjithçka që nevojitet për fëmijët – çdo ditë dhe në kohëra krizash – duke transformuar jetën e tyre dhe të ardhmen e përbashkët.

Vizioni ynë: Një botë në të cilën çdo fëmijë gëzon të drejtën për mbijetesë, mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje.

Misioni ynë: Arritja e progresit në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Vlerat tona: Llogaridhënia, ambicia, bashkëpunimi, kreativiteti dhe integriteti.

Ne jemi të përkushtuar që burimet tona të përdoren në mënyrë sa më efikase, në mënyrë që t'i fokusojmë ato në arritjen e ndikimit maksimal për fëmijët.

 

Informacione të përgjithshme rreth projektit

Save the Children Kosova/o (SCiK), përmes projektit “Promovimi i Arsimit Gjithëpërfshirës përmes Sportit të Qasshëm”, i financuar nga Fondacioni UEFA, synon të promovojë përfshirjen e fëmijëve nga komunitetet e margjinalizuara, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, në arsimin formal, përmes sportit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm në shkolla.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të krijojë mjedise gjithëpërfshirëse të edukimit fizik në 3 komuna: Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.

Objektivat specifike të projektit janë:
-    Fëmijët më të prekur nga pabarazia dhe diskriminimi kanë qasje në arsim gjithëpërfshirës dhe në objekte sportive të qasshme në 3 shkolla.
-    Stafi arsimor mbështetet me mjete gjithëpërfshirëse dhe një udhëzues për aktivitete sportive gjithëpërfshirëse.
-    Fëmijët dhe komunitetet përjetojnë përfshirje më të madhe dhe ulje të stigmës përmes fushatave të ndërgjegjësimit dhe angazhimit midis bashkëmoshatarëve.


 

Objektivi

SCiK po kërkon shërbimet e një konsulenti lokal ose kompanie hulumtuese për të kryer vlerësimin përfundimtar të projektit, në përputhje me udhëzimet e raportit të vlerësimit të Save the Children. 

 

Vlerësimi përfundimtar duhet të adresojë pikat e mëposhtme:

  1. Të matë rezultatet e projektit në nivel rezultati kundrejt kornizës së rezultateve të projektit.

  2. Të krahasojë gjetjet përfundimtare me të dhënat bazë dhe objektivat, aty ku është e aplikueshme.

  3. Të dokumentojë ndryshimet e përjetuara nga grupet e synuara që i atribuohen ndërhyrjeve të projektit.

  4. Të identifikojë faktorët mundësues dhe kufizimet e hasura gjatë zbatimit.

  5. Të dokumentojë mësimet e nxjerra dhe rekomandimet e zbatueshme për ndërhyrje të ngjashme në të ardhmen.

Vlerësimi përfundimtar do të mbulojë:

  • Periudhën e plotë të zbatimit të projektit.

  • Të gjithë komponentët dhe aktivitetet kryesore të projektit.

  • Grupet e synuara dhe palët kryesore të interesit.

  • Të gjitha zonat gjeografike të mbuluara nga projekti.

Studimi duhet të marrë në konsideratë ndryshimet e synuara dhe të paparashikuara dhe të pasqyrojë çështjet ndërsektoriale si barazia gjinore, përfshirja dhe ndjeshmëria ndaj kontekstit, sipas rastit.

 

Përvoja dhe shkathtësitë e nevojshme
 

Konsulenti vendor / kompania hulumtuese duhet të ketë aftësitë dhe përvojën e mëposhtme:

-    Përvojë të provuar në kryerjen e studimeve përfundimtare ose vlerësimeve të rezultateve.
-    Aftësi të forta në metodat e hulumtimit cilësor dhe / ose sasior.
-    Njohuri të fushës tematike të projektit.
-    Përvojë pune me projekte të financuara nga donatorët (përvoja me Fondacionin UEFA është një avantazh).
-    Aftësi të shkëlqyera analitike dhe në shkrimin e raporteve.

 

Afati kohor dhe produktet

Për konsulentin ose kompaninë hulumtuese të përzgjedhur, do të kërkohen gjithsej 10 ditë pune për të përmbushur afatin kohor të përcaktuar më poshtë, me detyrën që do të zgjasë nga 29 prilli 2026 deri më 14 maj 2026

Nr.

Rezultati

Përshkrimi

Ditë pune

Afati i dorëzimit

1

Fillimi dhe metodologjia e finalizuar 

Rishikimi i dokumentacionit të projektit, validimi i metodologjisë, mjeteve dhe planit të punës 

1

2 maj 2026

2

Mjetet e mbledhjes së të dhënave të zhvilluara

Finalizimi i pyetësorëve, udhëzuesve të intervistave dhe instrumenteve të mbledhjes së të dhënave

1

3 maj 2026

3

Mbledhja e të dhënave e përfunduar

Puna në terren duke përfshirë anketa, intervista dhe/ose diskutime në grupe fokusi

4

7 maj 2026

4

Analiza e të dhënave e kryer

Pastrimi, kodimi dhe analiza e të dhënave sasiore dhe cilësore

2

10 maj 2026

5

Dorëzimi i draftit të raportit 

Përgatitja dhe dorëzimi i draftit të raportit për vlerësimin përfundimtar të projektit 

1

12 maj 2026

6

Dorëzimi i raportit përfundimtar

Përfshirja e komenteve dhe dorëzimi i raportit përfundimtar të miratuar

1

14 maj 2026

Gjithsej:

10 ditë

 

 

Informata rreth pagesës

SCiK do ta kompensojë konsulentin vendor / kompaninë hulumtuese me një tarifë bruto ditore, nga e cila do të zbriten dhe paguhen tatimi mbi të ardhurat dhe kontributi pensional, në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Në rastin e një kompanie, kompensimi do të bëhet në një shumë pa TVSH.

Pagesa do të realizohet nëpërmjet transfertës bankare në llogarinë e konsulentit vendor ose kompanisë, pas përfundimit dhe miratimit të punës së kryer. Pagesa do të kryhet vetëm pas pranimit të një fature të vlefshme, të shoqëruar me evidencën e punës (timesheet) për periudhën përkatëse.

Tarifat e përcaktuara përfshijnë të gjitha kostot dhe shpenzimet, duke përfshirë shpenzimet e përgjithshme, udhëtimin dhe akomodimin

 

Politika e mbrojtjes së fëmijëve

Si kusht për lidhjen e një marrëveshjeje për ofrimin e shërbimeve, eksperti apo kompania duhet të nënshkruajë Politikën për Mbrojtje të Fëmijëve të Save the Children International, dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj.

 

Si të aplikoni

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dorëzuar aplikacionin me dokumentet e mëposhtme në procurementkosovo@savethechildren.org, me titull: “UEFA Endline Assessment” jo më vonë se më 27/04/2026 deri në orën 16:30.

1.    Curriculum Vitae (CV)

2.    Letër motivimi (maks. 1 faqe) që përshkruan interesin tuaj për detyrën siç përcaktohet në këtë TOR.

3.    Propozimi financiar për ditë pune, përfshirë ofertën në shumën bruto para zbritjeve ligjore sipas legjislacionit në Kosovë (për individë) dhe pa TVSH (për kompanitë).

4.    Shembull i punës së mëparshme (raporte) në një fushë relevante të kryer nga aplikanti.

5.    Certifikatën e biznesit (për kompanitë).

Related News